Ndërlidhjet

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush u ka bërë thirrje amerikanëve që t,i bashkohen Ditës së Luftës kundër SIDA-s dhe ka paralajmëruar se vendi i tij do të rrisë 30 përqind mjetet që u jepen fondeve ndërkombëtare për luftimin e kësajë sëmundje.
Në mesazhin që e ka përcjellë Shtëpia e Bardhë, George Bush ka përkujtuar se epidemia e SIDA-s ka marrë më se 20 milion jetëra dhe do të marrë edhe shumë të tjera.
Presidenti George Bush thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndarë për vitin e ardhëshëm 2.9 miliardë dollarë për ilaçe dhe hulumtimin e vaksinës për ate sëmundje.
Shtetet e Bashkuara premtojnë të japin 1.3 miliardë dollarë për mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër SIDA-s.
XS
SM
MD
LG