Ndërlidhjet

KABUL


Bombarduesi amerikan, B-52 ka hedhur shtatë bomba në provincën e Hertatit në Afganistan pasi patrulla e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara ishte sulmuar nga persona të panjohur.
Sulmi ajror ka ndihmuar ushtarët amerikanë të largohen të sigurtë. Nuk pati njoftime imediate për viktima të shkaktuara nga sulmi ajror.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë konfirmuan se një kamion plot eksploziv kishte shpërthyer afër një piste në provincën Khost ku janë bazaur trupat amerikane dhe ishin shkrepur katër raketa pas shpërthimit, por nuk patë raporte për të plagosur.
Koloneli amerikan, Roger King tha se janë të dyshuar ekstremistët taliban dhe al kaidas.
XS
SM
MD
LG