Ndërlidhjet

BAGDAD


Në ditën e pestë të kontrolleve për armë të shkatërrimit në masë, në një kompleks industrial ushtarak në kryeqytetin iraken, inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se nuk kanë pasur pengesa nga autoritetet qeveritare.
Paralelisht me këtë zhvillim, Bagdadi zyrtar ka protestuar kundër bombardimeve të aviacionit amerikan dhe britanik në jug të Irakut.
Agjencia irakene e lajmeve njoftoi se 4 njerëz u vranë dhe 27 u plagosën kur aeroplanët goditën ato që i quajti “objekte civile” në Basra dhe në dy zona të tjera në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG