Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, mbrëmë vonë u prononcua lidhur me Irakun dhe afatin që ka Bagdadi për të deklaruar tërë armatimin e tij të shkatërrimit në masë. Sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Iraku këtë deklaratë duhet ta paraqesë deri më 8 të këtij muaji.
Duke folur mbrëmë në Pentagon në Uashington, George Bush tha:
- Në ose para 8 Dhjetorit, Iraku duhet të paraqesë deklaratë të saktë për armatimin e vet për shkatërrim në masë dhe për programin balistik – raketor. Kjo deklaratë duhet të jetë e besueshme dhe komplete…ose diktatori i Irakut përsëri i demonstron botës se ai nuk ka ndërruar sjelljen e vet.
XS
SM
MD
LG