Ndërlidhjet

LONDËR


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Paul Wolfowitz u ka deklaruar mediave britanike se lufta me Irakun nuk është e pashmangëshme, por ka theksuar se presidenti irakian Saddam Hussein duhet të shkojë shumë më tej se kurrë më parë nëse do që të shmangë konfliktin.
Në Moskë, zëvendës ministri i jashtëm rus,Yuri Fedotov ka thënë se është optimist lidhur me fillimin e inspektimeve të armatimit në Irak nga Kombet e Bashkura dhe se puna e tyre ka filluar “në mënyrë pozitive”.
Dy zyrtarët i kanë bërë këto komente një ditë më vonë pasi presidenti George Bush i drejtoi edhe një vërejtje Saddamit që t,u përmbahet inspektimeve të armatimit nga Kombet e Bashkuara. Bush tha se shenjat që vijnë deri tash nga Iraku “nuk janë inkurajuese”.
XS
SM
MD
LG