Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Reno Harnish, sonte kishte ftuar për një darkë iftari, para kremtes së Fitër Bajramit, anëtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës në krye me Dr. Rexhep Boja, hoxhallarë, studentë të medresesë dhe përfaqësues të partive politike.
Në fjalën e rastit, Harnish ka përgëzuar Bashkësinë Islame të Kosovës sepse ka shfrytëzuar autoritetin e sajë “për ndërtimin e respektimit për diverzitet dhe tolerancë”, vlera këto që ndajnë edhe qytetarët e Amerikës.
“Ju mundë ta përdorni autoritetin tuaj për ti ndarë njerëzit, për ti ngritur tensionet apo madje të hapni rrugën për ndikimet e jashtëme që do t,i shmangin kosovarët nga arritja e qëllimeve të tyre të drejta, por zgjodhët të parën”, ka thënë Shefi i zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG