Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria ka filluar rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje gjatë 10 viteve përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe Detit Jon.
Vetëm në Durrës janë rrënuar rreth 100 objekte, ka thënë një inspektor ndërtimtarie.
Vila, hotele dhe restorante janë ndërtuar përgjatë bregdetit në vitet pas rënies së komunizmit. Një studim i Qeverisë tregon se rreth 2.500 nga 3.000 objekte të ndërlidhura me turizmin për gjatë bregdetit janë ndërtuar ilegalisht dhe nuk paguajnë taksa.
XS
SM
MD
LG