Ndërlidhjet

ANKARA


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Paul Wolfowitz arriti në Ankara që të kërkojë mbështetjen e Turqisë për ndonjë operacion të mundëshëm ushtarak kundër Irakut.
Shtetet e Bashkuara thuhet se dëshirojnë që të shfrytëzojnë bazat ajrore të Turqisë nëse do të ketë luftë dhe do të nevojitet shfyrtëzimi i territorit të Turqisë për hapjen e frontit verior kundër Irakut.
“Lidhur me Irakun jemi fokusuar në përpjekjet për zgjidhje paqësore të problemit që paraqesin armët e tij për zhdukje në masë, dhe kjo kërkonë të bindet Saddam Husein se atje duhet të bëhet ndryshim fundamental”, tha zyrtari amerikan në Ankara.
Wolfowitz arriti nga Londra ku deklaroi se presidenti irakian do të duhet të bashkëpunojë më shumë se në të kaluarën që të shmangë konfliktin.
XS
SM
MD
LG