Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëdhënësi i UNMIK-ut, Simon Haselock i ka cilësuar si “apsurde” deklaratat e presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica se si shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner tenton të inicojë bisedimet për statusin final të Kosovës.
“Nuk e kuptojmë se për çka është duke folur Koshtunica”, ka thënë Haselock , duke përkujtuar qëndrimin e përsëritur të Steinerit se duhet “së pari të arrihen standardet e caktuara” pastaj të bisedohet për çështjen e statusit final të Kosovës.
Koshtunica deklaroi dje se akoma nuk ka ardhur koha për fillimin e dialogut për statusin fimnal të Kososvës dhe se për këte mundë të bëhet fjalë tek kur të arrihet siguria për popullatën serbe dhe ate joshqiptare dhe të realizohet kthimi i tyre.
XS
SM
MD
LG