Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar se beson se inspektimi i armatimit në Irak nga ana e Kombeve të Bashkuara ka shënuar “fillim mjaftë të mirë”, por ka theksuar se do të duhet të bëhen disa javë para se të vlerësohet efektiviteti i inspektimit.
Komentet e Colin Powel janë paksa në kundërshtim me ato të presidentit George Bush, i cili tha të hënën e kaluar se shenjat për bashkëpunim nga ana e Irakut “nuk janë inkurajuese”.
Ndërkohë, Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara njofton se aviacioni aleat amerikano-britanik ka bombarduar një lokacion irakian të mbrojtjes ajrore në veri të atij vendi, pasi avionët ishin gjuajtur me zjarr artilerie kundër-ajrore.
XS
SM
MD
LG