Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i ri i Maqedonisë e ka shkarkuar si jokompetent prokurorin publik shtetëror, Stavre Xhikov që ishte emëruar nga qeveria e mëparëshme.
Xhikov kishte lëshuar shumë fletë arresti kundër liderëve të kryengritësve të dikurshëm shqiptarë dhe kishte bërë politika që shiheshin si radikale.
Boris Kondro, deputet nga Aleanca Social Demokrate në pushtet, akuzoi Xhikovin për jokompetencë dhe tha se në shumë raste që mbikëqyreshin nga Xhikov ka patur mungesë provash që do të mbështesnin verdiktet dhe dënimet.
XS
SM
MD
LG