Ndërlidhjet

logo-print

KARAÇI/ SHKUP


Policia e Pakistanit njofton se tre persona janë gjetur të vdekur pas një shpërthimi në zyrën e konzulatës së nderit të Maqedonisë në Karaçi, në mesin e të cilëve një rojë sigurie dhe një femër.
Policia e Pakistanit thotë se shpërthimi duket se ka qenë i qëllimtë dhe po hetonë mos vallë ka qenë hakëmarrje për likuidimin e shtatë pakistanezëve në Maqedoni nga marsi i këtij viti.
Në Shkup, ministria e Jashtëme e Maqedonisë e dënoi sulmin kundër zyrës së konzulit të nderit në Pakistan si “akt të ndytë terrorist”.
XS
SM
MD
LG