Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Presidenti irakian Saddam Husein deklaroi sot se Iraku do t,u japë inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armartimin shansin që të “demantojnë akuzat amerikane” se ai ka prodhuar armë për shkatërrim në masë gjatë katër viteve të kaluara.
Por, nënpresidenti irakian, Taha Yasin Ramadan i akuzoi mbrëmë ispektorët të spiunojnë për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke mos dhënë prova për këte.
Ai ka thënë se inspektorët kanë ardhur në Irak jo të gjurmojnë për programe të armatimit, por për të mbledhur informata më precize në përgatitjet për sulm të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG