Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s , George Robertson dhe 19 ambasadorët e NATO-s anuluan vizitën e paraparë për sotë në Kosovë për shkak se pista ateruese e aeroportit të Prishtinës ka qenë e vërshuar pas shirave të rrepta, njofton zëdhënësi i KFOR-it.
Avioni me të cilin udhëtonin Robertson dhe ambasadorët kishte arritur mbi hapësirë të Kosovës pas tre orë fluturimi nga Brukseli, por komandanti i KFOR-it i ka rekomanduar avionit të NATO-s të mos tentojë të aterrojë sepse një pjesë e pistës ka qenë e mbuluar me ujë.
Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se vizita me gjasë do të realizohet nga fillimi i vitit që vjenë.
XS
SM
MD
LG