Ndërlidhjet

PRAGË


Shtetet e Bashkuara dhe Iraku sot shkëmbyen akuza lidhur me armët e supozuara irakiane për zhdukje në masë.
Në Bagdad, presidenti irakian, Saddam Hussein tha se Iraku do tu japë inspektorëve të armatimit të OKB-së shancë që të demantojnë pretendimet amerikane se Bagdadi ka prodhuar armë për zhdukje në masë gjatë katër viteve të kaluara.
“Pikënisja irakiane për pranimin e inspektimeve është mbrojtja e njerëzve tanë nga situata të tilla kur disa mundë të thonin se nuk u dhamë shansin e vërtetë që të demantojnë akuzat amerikane se Iraku në mungës të tyre prodhoi armë për zhdukje në masë”, tha Hussein gjatë fjalimit me rastin e Fitër Bajramit.
Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha se Shtetet e Bashkuara kanë baza solide që të vlerësojnë se Bagdadi posedon armë për zhdukje në masë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që dëshmojnë se Iraku gënjen.
Zëdhënësi ka ngurruar të japë hollësi se ç, ishin këto informacione, por tha se ato do ti kalohen inspektorëve të armatimit të Kombeve të Bashkuara.
Pas më se një javë pune, inspektorët nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë prova për programe armësh kimike, bilologjike apo bërthamore në Irak.
XS
SM
MD
LG