Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Shtruk, i cili mbërriti në Kosovë për ‘një mision për gjetjen e fakteve’, u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin italian Fabio Mini.
Shtruk ka vizituar brigadën e kombinuar gjermane-italiane në Jug dhe Perëndim të Kosovës, komanda e së cilës gjendet në Prizren e për ç’ka Fabio Mini tha se mbulon një zonë mjaft të ndjeshme.
3 mijë e 700 ushtarë gjermanë janë të stacionuar në Kosovë, në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s atje.
XS
SM
MD
LG