Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria e Irakut i dërgoi Komeve të Bashkuara deklaratën për armatimin prej 12 mijë faqesh me hollësi teknike, duke përmbushur afatin, kurse gjenerali Hossam Mohammed Amin u tha reporterëve se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë.
“Po përsëris këtu se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë, por kjo deklaratë ndoshta përmban disa aktivitete dhe stabilimente të cilat kanë shfrytëzim të dyfishtë dhe ato do t,i deklarohen plotësisht, tërësisht dhe me kohë Këshillit të Sigurimit”, tha Amin.
Ndërkohë, presidenti irakian Saddam Hussein sot i ka kërkuar falje popullit kuvajtjan për okupimin e vitit 1990-91, duke i bërë thirrje që të luftojë, siç thotë kundër “armatave të jashtëme”.
Deklaratën e ka lexuar në televizion ministri irakian për Informim, Mohammed al Sahaf.
XS
SM
MD
LG