Ndërlidhjet

TETOVË


Në dy incidente të veçanta në Maqedoninë perëndimore një shqiptar është vrarë, kurse një tjetër është gjetur i vdekur nga një bari, njofton policia.
Njëri është vrarë me armë zjarri pas një zënke në një bar lokal në orët e mëngjezit, kurse tjetri, me gjasë ka qenë i hedhur në greminë nga një lartësi 50 metrash, thuhet në raport.
Ndërkaq policia ka vazhduar përndjekjen e dy shqiptarëve, një të burgosuri dhe një rojtari, që u arratisën dje nga burgu i Tetovës, me ç,rast u vra një rojtar.
XS
SM
MD
LG