Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi janë mbyllur kutit e votimit për zgjedhjet e përsëritura presidenciale, por ka mundësi që ato sërish të dështojnë për shkak të daljes së pamjaftueshme të qytetarëve në vend-votime.
Sidoqoftë, pritet që Vojisllav Koshtunica të prijë me vota kundrejt dy kandidatëve tjerë të krahut ekstrem nacionalist, Borilsav Preleviq dhe Vojisllav Sheshel.
“Ndoshta nuk jamë kandidat shumë i mirë, por sot në Serbi nuk ka më të mirë”, ka deklaruar Sheshel me të hedhur të votës.
Agjencitë e lajmeve vlerësojnë se numri i vogël i daljes së qytetarëve në votime fletë për pakënaqësinë e tyre me kandidatët për president.
XS
SM
MD
LG