Ndërlidhjet

VIENË


Deklarata zyrtare irakiane për programet e tij bërthamore arriti në selinë e Agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore në Vienë, për të analizuar pretendimet irakiane se nuk ka armë për shkatërrim në masë.
Ndërkohë zyrtarët irakianë sfiduan Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë që të ofrojnë prova se dosja irakiane është e pasaktë.
“Raporti është i saktë, gjithpërfshirës dhe i vërtetë njashtu si,ç kishin kërkuar, e nëse kanë diçka që dëshmon të kundërtën le t,ia dorëzojnë Agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore dhe ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin. Ata janë këtu dhe mundë t,a verifikojnë. Çjanë këto lojëra?”, ka thënë në konferencë për shtypin në Bagdad gjenerali Amir al Saadi, këshilltar shkencor i presidentit irakian.
XS
SM
MD
LG