Ndërlidhjet

TOKIO


Presidenti Bush ende nuk është përcaktuar për një luftë kundër Irakut, me shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë t’i bëjë presione për çarmatimin e Saddam Husseinit, tha zëvendës sekretari amerikan i shtetit Richard Armitage pas takimit me kryeministrin japonez Junichiro Koizumi.
“Presidenti Bush ka durim. Ai parapëlqen që Iraku vetë të çarmatoset. Por, siç tha edhe vetë presidenti, nëse Iraku nuk çarmatoset, atëherë do ta çarmatosin”, tha Armitage.
XS
SM
MD
LG