Ndërlidhjet

logo-print

DALJA E DOBËT NË ZGJEDHJE PARAQET BOJKOT TË NXITUR POLITIKISHT


Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë Presidenti aktual i Serbisë, Millutinoviq është kriminel i dyshuar lufte, që mbeti në hije pas rënies së Millosheviqit. Millutinoviqi u bë edhe i dobishëm për autoritetet pas Millosheviqit, të cilat nuk u përpoqën ta ekstradojnë atë në Tribunalin e Hagës. Shumica e vëzhguesve megjithate thonë se ai vullnetarisht do të shkoj në Hagë pasi ti skadoj mandati.

Për të tretën herë në muajt e fundit, zgjedhësit në Serbi votuan për pasardhësin e kryetarit aktual Millan Millutinoviq, mandati i të cilit skadon në 5 janar. Për të tretën herë, rezultatet nuk përcaktuan asgjë, apo, si në rastin e fundit, dolën të gjymtuara. Askush nuk e di se nga shkon tani Serbia.

Bora e parë që ra, i mbajti disa votues nëpër shtëpitë e tyre, por shumica e vëzhguesve janë dakord se apatia ishte shkaku kryesor për dalje të dobët në vendvotimet. Muajt e fundit që kaluan në shenjë të grindjeve në radhët e Opozitës Demokratike të Serbisë, e cila është në pushtet që nga koha kur e përmbysi ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviq, kanë bërë që shumë qytetarë të tjetërsohen nga politika.
Partia Demokratike e Serbisë e Koshtunicës, tani vepron jashtë bllokut. Ai dhe kryeministri Zoran Xhingjiq mezi e fshehin mosdurimin e ndërsjellë, përkundër marrëveshjes që e bënë në Nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të fundit.

Përveç kësaj, shumica e votuesve nuk e harruan faktin që, në dy vitet e fundit, Serbia kaloi mjaft mirë edhe pa një president aktiv. Millutinoviqi është kriminel i dyshuar lufte, që mbeti në hije pas rënies së Millosheviqit. Millutinoviqi u bë edhe i dobishëm për autoritetet pas Millosheviqit, të cilat nuk u përpoqën ta ekstradojnë atë në Tribunalin e Hagës. Shumica e vëzhguesve megjithatë thonë se ai vullnetarisht do të shkojë në Hagë pasi ti skadojë mandati.

Dalja e dobët në zgjedhje paraqet bojkot të nxitur politikisht. Është për tu besuar se edhe Xhingjiqi dhe aleatët e tij, kanë dëshiruar që ithtarët e tyre të mbesin në shtëpi, me qëllim që Koshtunica të dalë jashtë loje kur të pushoj së ekzistuari shteti aktual jugosllav në një të ardhme të afërt. Nga ana e tij, Koshtunica haptas e ka akuzuar Xhingjiqin për përpjekje të sabotimit të zgjedhjeve, duke e inkurajuar bojkotimin. As liberalët dhe forcat jonacionaliste nuk panë ndonjë arsye për të votuar në garën e tre nacionalistëve të djathtë… e sidomos shqiptarët e Luginës së Preshevës, që fare nuk dolën dhe mbetën në shtëpi.

Koshtunica ka thënë se do të luftojë përmes kanaleve legale ndërkombëtare dhe të brendshme, që zgjedhjet të shpallen të vlefshme. Ai tha se në listat zgjedhore ishin regjistruar edhe të vdekurit dhe migrantët. Nuk dihet si do të vejnë punët. Zëdhënësja e parlamentit Natasha Miçiç, aleate e Xhingjiqit, me gjasë do ta ushtroj detyrën e kryetarit kur Millutinoviqit ti kalojë mandati. Disa politikanë kanë filuar të flasin për garë të re presidenciale, por kjo ka shumë të panjohura.
Spekulimet tjera janë përqëndruar në të ardhmen e afërt. Disa vëzhgues mendojnë se Partia e Koshtunicës tani do të përpiqet të rrëzojë qeverinë dhe të nxitë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Skenaret e tjera janë përqëndruar në draftin e ligjit të ri zgjedhor apo në kushtetutën e Serbisë. Cili do nga këto dy zhvillime do të përcillet me zgjedhje të reja parlamentare apo presidenciale.
Thënë shkurt, ardhmëria politike në Serbi në muajt që vijnë është e pasigurtë. Por është e qartë se edhe një vit tjetër i grindjeve politike dhe jostabilitetit, do të rezultoj me zhgënjimin e mëtejmë të votuesve dhe frikësimin e e shumë investitorëve të mundshëm nga jashtë.
XS
SM
MD
LG