Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka emëruar drejtuesin e korporatës më të madhe të transportit në detyrën e Sekretarit të Thesarit.
John Snow do ta zëvendësojë ish sekretarin Paul O’Neill.
Bush tha se i sapo emëruari do të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e ekonomisë dhe rikthimin e besimit të investitorëve në tregun amerikan.
“John Snow është shquar si udhëheqës i biznesit, si ekspert i politikës ekonomike dhe si akademik, andaj do të jetë anëtar i lartë i kabinetit tim”, tha George Bush.
Emërimin duhet ta miratojë edhe Senati i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG