Ndërlidhjet

OSLO


Ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter iu dorëzua solemnisht Çmimi i sivjemë Nobël për Paqë për përpjekjet e tij më se 20 vjeçare për promovimin e paqës.
Në fjalmin që mbajti me këte rast, Jimy Carter ka thënë se “në vendë që të hyret në mijëvjeçarin e paqës, Bota sot, në shumë aspekte, është vendë më i rrezikëshëm”.
“Nuk duhet të harrojmë se sot egzistojnë së paku 8 vende bërthamore në faqe të Dheut. Dhe tre prej tyre kërcënojnë vetë fqinjët e të tyre në rajone me tenionime të larta ndërkombëtare. Për vendet e fuqishme të miratojnë parime të luftës preventive kjo mundë të paraqes një shembëll që mundë të ketë konsekuenca katastrofale” ka thënë Carter.
Laureati i Çmimit Nobël për Paqë ka theksuar se “lufta nganjëherë është e keqe e domosdoshme, por sado e domosdoshme të jetë, ajo është e keqe dhe kurrë e mirë”. “Nuk do të mësojmë të bashkëjetojmë në paqë nëse njëri tjetrit i vrasim fëmijët”, ka theksuar, Jimmy Carter.
XS
SM
MD
LG