Ndërlidhjet

NJU JORK


Ekspert e Kombeve të Bashkuara për armatimin dhe të pesë anëtarët e përherëshëm të Këshillit të Sigurimit kanë filluar të analizojnë deklaratën voluminoze irakiane për armët, ndërkohë që inspektorët në terren vazhdojnë gjurmimin për provat nëse Bagdadi prodhon apo mbanë armë për shkatërrim në masë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha në Uashington se Shtetet e Bashkuara do të rezervojnë gjykimin lidhur me deklaratën derisa të kompletohet shikimi i sajë.
Në Londër, kryeministri britanik, Tony Blair tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit do t,e studijojnë me kujdes dokumentin, duke theksuara se Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërmarrin aksion nëse Iraku nuk u përmbahet Rezolutave të OKB-së që kërkojnë çarmatosjen e tij.
XS
SM
MD
LG