Ndërlidhjet

HJUSTON


Mos suksesi i sërishëm i zgjedhjeve presidenciale në Serbi mundë të çelë hapsirë për konfrontim të drejtëpërdrejtë të rivalëve politikë dhe të thellojë kështu problemet ekonomike dhe të sjellë jostabilitet të ri në rajon, vlerëson agjencia amerikane për studime strategjike, Stratfor në analizën më të re për Serbinë.
Stratfor thotë se dështimi i zgjedhjeve është kaptina e fundit në luftën për pushtet midis presidentit të Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica dhe kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiq, duke shtuar se kjo luftë kërcënon gjithnjë e më shumë stabilitetin politikë dhe ekonomikë të Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG