Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov kanë diskutuar në Moskë për situatën në Ballkan, çështje të tjera globale dhe bashkëpunimin bilateral.
Meta tha se ai e kishte informuar Ivanovin për përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e paqës dhe sigurisë në Ballkan, kurse Ivanov ka thënë se Rusia është e interesuar për raujtjen e stabilitetit në ate rajon.
Duke komentuar situatën në Kosovë si Meta ashtu edhe Ivanov kanë theksuar nevojën për sëndërtimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Ilir Meta ka thënë se “definimi i statusit të Kosovës është proces kompleks që duhet të përfshijë përpjekjet nga Këshilli i Sigurimit dhe nga gjithë bashkësia ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG