Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Në samitin e Bashkimit Evropian, që filloi sot në Kopenhagë, po diksutohen çështje të zgjerimit. Pritet që ftesa për anëtarësim në vitin 2004 do tu bëhet 10 vendeve. Duke folur në një konferencë për gazetarë para hapjes së samitit në Kopenhagë, lidhur me marrëdhëniet me vendet e Ballkanit, kryeministri i Danimarkës, Anders Rasmussen tha:
-Ne tashmë kemi një marrëveshje për partneritet me vendet e Ballkanit dhe ne synojnë forcimin e procesit të stabilizim-asocimit me këto vende. Ne kemi për qëllim që të dërgojmë sinjal shumë pozitiv dhe të qartë te këto vende.
XS
SM
MD
LG