Ndërlidhjet

VIENË


Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore, Mohammed El-Baradei tha se pjesa më e madhe e deklaratës irakiane për armatimin është material i vjetër dhe vetëm rreth 300 faqe në arabisht vlesohet të përmbajnë ndonjë informatë të re.
“Sipas analizave tona preliminare ajo që është informatë e re nuk është shumë me rëndësi sepse ndërlidhet me aktivitete që nuk kanë kurrëfarë lidhje me armët. Ato ndërlidhen me modernizimin e rrjetit të tyre elektrik, modernizimin e shërbimit të komunikimit, por do t,i bëjmë të gjitha analizat e informatës para se të arrijmë ndonjë konkludim”, ka thënë El Baradei.
XS
SM
MD
LG