Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka shfaqur brengosje lidhur me dy lokacione bërthamore iraniane për të cilat thotë se mundë të shfrytëzohen për prodhimin e armëve bërthamore.
Zëdhënësi Ari Fleicher ka thënë se stabilimentet e tilla nuk justifikohen me nevojat që ka Irani për programet e tij civile.
Në Teheran, zyrtarët e Iranit thanë se të gjitha stabilimentet janë për qëllime paqësore e jo ushtarake dhe të hapura për inspektim ndërkombëtar.
Zyrtarët e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për inspektime bërthamore thanë se nga shkurti do të vizitojnë stabilimentet iraniane tek qytezat Natanz dhe Arak.
XS
SM
MD
LG