Ndërlidhjet

PRISHTINË


Automobili bombë që ka shpërthyer mbrëmë në qendër të Prishtinës dhe plagosi mbi 30 njerës është “akt terrorist”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kombeve të Bashkuara Barry Fletcher.
Ai ka thënë se nuk dihen motivet për këte akt dhe as kush e ka bërë, por janë ndërmarrë hetime “dhe i marrim parasysh të gjitha mundësitë”.
Në vendin e shpërthimit kishin shkuar menjëherë pjestarë të KFOR-it, të policisë së OKB-së dhe Shërbimit policor të Kososvës si dhe zjarrëfikësit.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i ka vizituar në spital të plagosurit, të gjithë shqiptarë, 7 prej të cilëve kanë marrë plagë serioze, por jashta rreziku për jetën.
“Gjithonë ndodh diçka sikurse kjo në parg të ndonjë vizite të rëndësishme në Kosovë”, ka thënë kryeministri, duke iu referuar vitës së delegacionit të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG