Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian që t,u ofrojë anëtarësim 10 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Mesdheu si “hap të guximshëm historik”.
Zdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleicher ka thënë në një deklaratë se vendimi i Bashkimit Evropian i bashkon më tej demokracitë e reja të Evropës dhe e përparon krijimin e një Evrope “të tërë, të lirë dhe në paqë”.
Në deklaratë thuhet se vendimi gjithashtu forcon “partneritetin e përherëshëm” dhe vlerat e interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe vendet Evropiane.
XS
SM
MD
LG