Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se ish sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger ka dhënë dorëheqie si kryetar i komisionit të ngarkuar që të shqyrtojë dështimet e shërbimeve të zbulimit që i paraprinë sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Kissinger ka përmendur si arësye për dorëheqien vështirësi të ndërlidhura me konflikte potenciale interesash që lidhen me interestat e bizneseve të tij private.
Presidenti George Buish ka shfaqur keqardhje për dorëheqien e Kissinger dhe ka thënë se do të zgjedhë shpejtë kryetar të ri, misioni i të cilit do të jetë të “zbulojë çdo hollësi dhe të nxjerrë të gjitha mësimet” nga sulmet e 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG