Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka takuar në Prishtinë zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci. Delegacioni ka planifikuar bisedime edhe me zyrtartët më të lartë ndërkombëtarë, shefin e UNMIK-ut dhe komandantin e KFOR-it.
Delegacioni arriti sot në Prishtinë që të njihet më së afërmi me zhvillimet në Kosovën e administruar nga Kombet e Bashkuara.
Pas bisedimeve dhe vizitave që do të ketë në terren, delegacioni do të shkojë nga Kosova në Beograd ku do të bisedojë me zyrtarët jugosllavë.
XS
SM
MD
LG