Ndërlidhjet

LONDËR


Liderët e opozitës irakiane kanë bërë thirrje për një Irak demokratik, pluralist dhe federal në hapje të konferencës në Londër për të skicuar ardhmërinë e vendit në rast se lideri irakian, Saddam Hussein detyrohet të largohet nga pushteti.
“Shpresojmë se do t,i tregojmë botës se do të bashkohemi kundër Saddam Hussein dhe se do të përpiqemi të punojmë bashkërisht që të kemi një sistem demokratik e multikulturor në Irak, ku sejcili do të jetonte barabartë”, ka thënë opozitari, Emanuel Kamber.
Në konferencën dy-ditëshe, marrin pjesë 300 delegatë nga grupet kryesore opozitare irakiane dhe diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Turqia, Kuvajti, dhe Irani, si vëzhgues.
XS
SM
MD
LG