Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Pentagoni ka ftuar 27 mijë pjesëtarë të përbërjes rezervë dhe Gardës kombëtare që të përgatiten për detyrë aktive, që merret edhe si një shenjë se Shtetet e Bashkuara mundë të përgatiten për luftë të mundëshme në Irak.
Shtetet e Bashkuara filluan njëherit edhe vaksinimet e para kundër lijës në kuadrin e planeve të qeverisë për mbrojtjen e ushtrisë dhe personelit mjekësor nga sulme të mundëshme bio-terroriste.
Ndërkaq, Komanda qendrore e armatës amerikane njoftonë se aviacioni i saj ka sulmuar tre instalime irakiane të mbrojtjes ajrore në jug-lindje të Bagdadit pasi avionët ushtarakë irakianë kishin shkelur zonën jugore të “fluturimeve të ndaluara”.
XS
SM
MD
LG