Ndërlidhjet

VJENË


Ekspertët e agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara kanë marrë për analiza të parat materiale nga inspektorët e kontrollit të armëve që gjenden në Irak.
Sipas zëdhënësit të kësaj agjencie kanë mbërritur në Vjenë 8 materiale provë, ndërsa 20 të tjera priten në ditët në vijim.
Por të njëjtat burime nuk kanë pranuar të pohojnë nëse materialet e dërguara janë ajër, ujë apo të të tjera llojeve.
Ndërsa kontrolli vazhdon në terren, përfaqëëuesit e grupeve opozitare irakene të diasporës kanë zgjatur dhe për një ditë tjetër takimin e tyre në Londër. Takimi në fjalë është përqëndruar në rolin e opozitës për rrëzimin e mundshëm të Sadam Hyseinit dhe sidomos në një periudhë pas Sadamit.
XS
SM
MD
LG