Ndërlidhjet

BEOGRAD


Delegacioni i Këshillit të Sigurimit, i cili ka përfunduar sot vizitën 3 ditore në Kosovë, ka udhëtuar drejt Beogradit ku është takuar me zyrtarët më të lartë vendas.
Gjatë takimit me presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica, është diskutuar gjendja në Kosovë. Koshtunica ka thënë se nuk është e mundur ende që të diskutohet rreth kthimit të të zhvendosurve serbë në Kosovë, por megjithatë kthimi i tyre mbetet përparësi. Kreu i delegacionit të Këshillit të Sigurimit, ambasadori norvegjez, Ole Peter Kolbi, ka vecuar lidhur me statusin e Kosovës se është ende herët diskutimi për përcaktimin e statusit. Delegacioni parasheh të japë nesër një konferencë për shtyp, para nisjes për në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG