Ndërlidhjet

UASHINGTON


Irakut nuk do t’i jepet një mundësi e dytë për të korigjuar deklaratën e armëve, të cilën ia ka dorëzuar Kombeve të Bashkuara ditë më parë.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, hartimi i deklaratës ka qenë mundësia e fundit që Iraku të tregonte arsenalin e armëve që zotëronte.
Ndërkaq kryeministri britanik, Tony Blair, ka deklaruar se Iraku nuk do të lejohet të kërcënojë fqinjët dhe të mos respektojë Kombet e Bashkuara:
“Është një mandat, i cili iu është dhënë Kombeve të Bashkuara dhe inspektorët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre. Dhe e kemi bërë të qartë se nëse shkelet rezoluta atëherë kjo do të pasohet nga aksionet”, tha Blair pas takimit me presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad.
XS
SM
MD
LG