Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kanë dënuar praktikat e qeverisë jugosllave, e cila dënon gazetarët lidhur me shkrimet e tyre, duke e cilësuar atë si shkelje të lirisë së fjalës.
Ndërkaq shoqata e mediave elektronike të pavarura, një organizatë jo qeveritare që merret me të drejtat e gazetarëve, ka kërkuar nga policia dhe organet jugosllave zbardhjen e vrasjes së gazetarit serb Dragan Vitomirovic, i cili vdiq javën e kaluar kur u sulmua vetura e tij. Vitomirovic është i njohur për botimin e shkrimeve mbi krimet serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG