Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pesë anëtarët e përherëshëm të Këshillit të Sigurimit vazhdojnë me analizimin e deklaratës irakiane për armatimin, kurse mbi 100 inspektorë gjurmojnë për armë të ndaluara biologjike, kimike dhe bërthamore në Irak.
Në Uashington, sekretari amerikan i shtetit , Colin Powell tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara janë skeptike lidhur me deklaratën irakiane.
“Kemi thënë prej fillimit se iu qasëm asajë deklarate me skepticizëm, kurse informatat që kemi marrë deri tash flasin se ky skepticizëm ka baza të mira. Ka probleme me deklaratën” , ka thënë Powell.
Por, ai tha se Uashingtoni nuk do të marrë qëndrim final derisa kryeinspektori i OKB-së për armatimin, Hans Blix të informojë Këshillin e Sigurimit mbi analizën e dokumentit nga ekspertët për armatimin.
XS
SM
MD
LG