Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka vendosur që të instalojë versionin e kufizuar të sistemit kontraverz të mbrojtjes raketore deri nga viti 2004, thotë Shtëpia e Bardhë.
Sipas raporteve, instalimi nuk do të përfaqësojë sistemin final, por do të shfrytëzojë teknologjinë e njejtë.
George Bush thotë se sistemi raketor i mbrojtjes është i domosdoshëm për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara nga ata që i quan “shtete të papërgjegjshëm” që mundë të planifikojnë sulme raketore.
Disa vende, përfshirë edhe aleatë amerikanë, thonë se kanë drojën që ai program mundë t,a kthejë botën në garat e armatimit nga koha e Luftës së ftohtë.
XS
SM
MD
LG