Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta arriti për vizitë dy-ditëshe në Kosovë me ftesën e shefit të UNMIK-ut Michael Steiner, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe përparimet e arritura.
Pas dite, Ilir Meta do të ketë bisedime me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, kryeministrin , Bajram Rexhepi, liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderë tjerë politik.
Vizita e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Kosovë bëhet pas vizitave që ai kishte më parë në Beograd dhe në Moskë dhe bisedimeve në Tiranë me zyrtarë jugosllavë dhe serbë.
XS
SM
MD
LG