Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kombet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje që nga fillimi i vitit që vjenë të nisin bisedimet për tregëtinë e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës, të administruar nga UNMIK-u.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryedministratori i Kosovës, Michael Steiner janë dakorduar gjithashtu që të përforcojnë bashkëpunimin në fusha të tjera, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ilir Meta , i cili ndodhet për vizitë dy-ditëshe në Kosovë ka thënë se statusi final i Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka mbështetur gjithashtu edhe kthimin e refugjatëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG