Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadorët e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara në Nju Jork thanë se ata janë “thellësisht të pakënaqur” me deklaratën irakiane. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte ka thënë se Iraku ka bërë “shkelje materiale” të obligimeve të veta për shkak të lëshimeve në deklaratën 12 mijë faqesh, që në gjuhën diplomatike mundë të merret si justifikim për luftë.
“Njëmendë është fatkeqe që Iraku e ka filluar ate që supozohej të jetë kaptinë e re në përmbajtjen ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit me rënie të sërishme në praktikat e regjimit për lëshime, evazion dhe të pavërteta” , ka thënë ambasadori amerikan.
Ambasadori i Sirisë, si anëtar jo i përherëshëm i Këshillit, kishte lëshuar mbledhjen i pakënaqur me mënyrën e shpërndarjes së deklaratës irakiane.
XS
SM
MD
LG