Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski ka thënë në Parlament se sendërtimi i Marrëveshjes së Ohrit “është shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e vendit” dhe u ka bërë thirrje nënshkruesve të saj që “të qëndrojnë pas zotimeve që morën”.
Marrëveshja korrnizë është “themeli për ndërtimin e demokracisë multi-etnike dhe në të njejtën kohë korrnizë për paqën dhe përparimin e vendit”, ka theksuar Trajkovski.
Ai ka thënë gjithashtu se gjatë vitit 2003 nuk do të ketë “kurrfarë tolerance ndaj bandave të armatosura”, duke shtuar se “dhuna dhe krimi nuk janë etnik prandaj luftimi i kësajë të keqe është për mirëqenien e secilit”.
XS
SM
MD
LG