Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Toni Blair, ka kërkuar nga trupat britanike të përgatiten për sulmet e mundshme kundër Irakut, por ka theksuar se ende nuk është saktësuar nëse Iraku ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Ndërkaq kryeministri francez, Jean – Pierre Raffarin, ka pohuar se lufta është hapi i skajshëm, por më parë duhet vendosur nëse Iraku zotëron armë të shkatërrimit në masë.
Kina, një tjetër anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, tha se është ende herët të flitet për deklaratën e Irakut.
Ndërsa ministri gjerman i mbrojtjes, Peter Shtruk ka nënvizuar se mbetet ende një mundësi për Irakun të japë informacionet që mungojnë.
XS
SM
MD
LG