Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli do të vendosë gjatë javësh të ardhëshme nëse do të vaksinojë qytetarët e tij kundër lijës, ndërkohë që përshpejtonë përgatitjet për luftë të mundëshme të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut, thanë zyrtarët izraelitë.
“Do të jetë vendim i Amerikës nëse do të ndërmarrë operacion ushtarak kundër Irakut dhe kur ta ndërmarrë , por Izraeli po merrë të gjitha masat, përfshirë edhe përgatitjet e popullsisë për sulm të mundëshëm nga Iraku”, tha ministri i Jashtëm izarelit, Benyamin Netanyahu gjatë vizitës në Moskë.
Izraeli ka frikë se presidenti irakian, Saddam Hussein mundë të përgjigjej ndaj çfarëdo sulmi amerikan me shkrepje raketash me mbushje konvencionale, por edhe armësh biologjike apo kimike, kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG