Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia do të vendosë vetë rreth rolit të saj në sulmet e mundshme ushtarake kundër Irakut, ka deklaruar kryeministri turk, Abdullah Gul.
Sipas këtij të fundit Turqia nuk do marrë urdhëra nga askush dhe nuk ka marrë asnjë angazhim.
Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Turqisë po takohen rregullisht për të diskutuar gjendjen në Irak dhe pritet që së shpejti të marrin vendimin përfundimtar nëse do t’i lejojnë Uashingtonit përdorimin e bazave ushtarake në rast sulmi.
Për momentin Turqia është bazë e 50 aeroplanëve ushtarakë amerikanë që kontrollojnë zonën e ndalim fluturimit në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG