Ndërlidhjet

SHTAJNER:"ENDE NUK ËSHTË KOHA PËR STATUSIN PËRFUNDIMTAR TË KOSOVËS"


Michael STEINER, shef i UNMIK-ut



"Sa i përket statusit përfundimtar të Kosovës, gjatë këtij viti nuk është bërë asgjë, sepse ende nuk është koha për t'u marrë me këtë çështje. Fillimisht duhet krijuar standarde të caktuara", thotë shefi i UNMIK-ut Mihal Shtajner në intervsitën për radion Evropa e Lirë.
Ai ka theksuar se para hapjes së kësaj çështje të rëndë, siç është statusi përfundimtar, domosdoshmërisht duhet siguruar lëvizjen e lirë, funkcionimin e institucioneve dhe duhet mundësuar këthimin e të zhvendosurve.
"Duhet që komuniteti shumicë të angazhohet për të drejtat e pakicave, ndërsa pakicat dhe veqanërisht serbët, duhet të pranojnë realitetin e ri në Kosovë, që është tjetër nga viti 1999. Kosova është nën mbikqyrjen e rezolutës 12-44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbi bazën e të cilës janë formuar institucionet, në kuadër të të cilave zhvillohet politika dhe jo jasht tyre", thotë Mihal Shtajner.
Shefi i UNMIK-ut në vazhdim potencon se mënyra e vetme për përgatitjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar është ndryshimi i realitetit në Kosovë. Për një gjë të tillë janë të nevojshme institucionet funkcionale dhe sistemi juridik, jo i përsosur, por i ngjashëm me ato në vendet fqinje.
Çështje tjetër kur bëhet fjalë për statusin është dialogu:
"Kjo çështje mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmejt Prishtinës dhe Beogradit dhe asesi me hapa të njëanshëm, siç është preambula e kartës kushtetuese të bashkësisë shtetërore Serbi – Mali i Zi, ose ndonjë vendim në Prishtinë. Askush nuk mund të ketë të drejtën e vetos, sepse në fund për këtë çështje do të vendos Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Por, Kosova ende nuk është në këtë fazë", thotë Shtajner, për të shtuar:
"Fillimisht duhet të ndryshojm gjërat në teren dhe pastaj nëse jemi të kënaqur me realitetin e krijuar mund të zgjidhim edhe çështjen më të rëndë".
Ai shton se megjithë situatën e vështirë, të zhvendourit po këthehen në Kosovë, për të nënvizuar se deri më tash janë këthyer 6 mijë veta. Shefi i UNMIK-ut shpreson se gjatë vitit të ardhshëm në këtë plan do të realizohet progres esencial:
"Në takimin e donatorëve në Bruksel kemi marrë ndihmë në vlerë 37 milionë euro. Sezoni i këthimit fillon në pranverë, kur pritet numër më i madh i të këthyerve. Në teren është regjistruar ndryshim i disponimit te shumica shqiptare, që është shumë e rëndësishme, sepse kjo mundëson që këthimi të jetë i qëndrueshëm. Shefi i UNMIK-ut konsideron se pavarrësisht nga incidentet dhe veprimi i grupeve radikale, jeta e përbashkët nuk ka alternativë:
"Liderët më prestigjioz kosovarë janë ata që angazhohen për Kosovën multietnike. Është e saktë se në Kosovë jetojnë shumica shqiptare dhe pakicat serbe, boshnjake, rome, turke....Shqiptarët duhet të përkujdesen për interesat e pakicave në mënyrë që ato të integrohen në institucionet kosovare".
Sipas fjalëve të shefit të UNMIK-ut, ardhmëria e vendeve ballkanike është në Unionin Evropian, ku mbështetje kryesore nuk është përkatësia etnike, por demokracia:
"Unioni Evropain është një familje, që kur t'i bashkohen vendet kandidate, siç është Bullgaria dhe Rumania, do të rrethojnë vendet ballkanike dhe rrjedhimisht edhe Kosovën. Ballkani do të jetë hapësirë brenda Unionit Evropian. Rrjedhimisht, është evidente se ardhmëria e të gjitha vendeve ballkanike është në Unionin Evropian, si forma e vetme e jetësimit të progresit", thotë shefi i UNMIK-ut, Mihal Shtajner në intervistën për radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG